Futbollisti 19-vjeçar goditet me thikë, iu nënshtrohet dy operacioneve - Gazeta Express
string(69) "futbollisti-19-vjecar-goditet-me-thike-iu-nenshtrohet-dy-operacioneve"

Sport

Gazeta Express

21/04/2026 12:32

Futbollisti 19-vjeçar goditet me thikë, iu nënshtrohet dy operacioneve

Sport

Gazeta Express

21/04/2026 12:32

Momente ankthi dhe shqetësimi të madh te FC Midtjylland, ku talenti i ri Alamara Djabi është bërë viktimë e një sulmi të rëndë me thikë.

Mesfushori 19-vjeçar u plagos rëndë gjatë fundjavës në qytetin danez Herning, në një ngjarje që e ka tronditur opinionin sportiv.

Sipas raportimeve, lojtari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale, përcjell “Gazeta Express”.

Djabi i ka kryer dy operacione dhe fillimisht është vendosur në koma të induktuar për shkak të plagëve serioze që rrezikonin jetën e tij.

Fatmirësisht, gjendja e tij është stabilizuar: ai është zgjuar nga koma dhe po rikuperohet, edhe pse situata mbetet delikate.

Klubi ka konfirmuar se lojtari “po ecën mirë, duke i marrë parasysh rrethanat”, ndërsa është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe policia daneze i ka nisur hetimet duke e kërkuar një të dyshuar rreth 20 vjeç në lidhje me sulmin.

Deri tani nuk janë bërë të ditura motivet e incidentit.

Klubi danez ka kërkuar respekt maksimal për privatësinë e lojtarit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë, duke theksuar se e gjithë skuadra është thellësisht e prekur nga ajo që ka ndodhur. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement