Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
“I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për veprën penale në bashkëkryerje për vrasje e rende, Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkë kryerje për vrasje të rëndë, i akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale për mbajtjen në pronësi të armeve. I akuzuari kushtrim kokalla është fajtor për veprën penale ndihme në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Për të akuzuarin Kushtrim Kokalla për shkak se prokurori është tërhequr nga aktakuza gjykata… andaj gjykata të akuzuarit i gjykon, Naimi Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla dënohet me burgim me 30 vjetë”, ka thënë ajo.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj. Sipas saj kjo vrasje ishte e planifikuar.
Ndërsa, burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Liridonës, Leonard Ademaj. Ndërsa, kërkesë të njëjtë pati edhe avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.
Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare para gjykatës, duke kërkuar vendime të drejta dhe të bazuara në prova.
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.
Sipas aktakuzës Naim Murseli e planifikoi vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.
Aktakuza thotë se Kushtrim Kokalla e kishte njoftuar Naim Murselin me Granit Plavën, i cili akuzohet si dorasi.
Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...