E 44-ta në botë, përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike - Gazeta Express
string(73) "e-44-ta-ne-bote-perfundon-aventura-e-manuela-delilajt-ne-lojerat-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 11:21

E 44-ta në botë, përfundon aventura e Manuela Delilajt në Lojërat Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 11:21

Sot ka qenë radha e Manuela Delilajt për të konkurruar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios.

55-vjeçarja shqiptare mbylli aventurën e saj olimpike në qitje.

Lexo Edhe:

Në ditën e dytë ajo garoi në 25 m shpejtësi,rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizonit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-t.

Për fat të keq Manuela, ka edhe një lëndim në parakrahun e djathtë ( krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.

Gjithsesi ky është nje rezultat i mire duke pasur parasysh qe prej afro 1 vit e gjysmë, poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë.

I urojmë Manueles suksese në gara të tjera“, shkruan KOKSH në faqen zyrtare në lidhje me garimin e Delilajt.