Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës, mjekët vërejtën mjetin shpërthyes në xhepin e pacientit - Gazeta Express
string(94) "dyshohet-per-bombe-ne-spitalin-e-pejes-mjeket-verejten-mjetin-shperthyes-ne-xhepin-e-pacientit"

Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës, mjekët vërejtën mjetin shpërthyes në xhepin e pacientit

Lajme

Gazeta Express

19/09/2022 14:21

Policia Rajonale e Pejës është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Dyshohet se stafi mjekësor e ka vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së një pacienti.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha Gashi për Express.