Dyshime për një varrezë masive në Zubin Potok - Gazeta Express
string(45) "dyshime-per-nje-varreze-masive-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2026 15:17

Dyshime për një varrezë masive në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

28/07/2026 15:17

Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve.

Nën masa të rrepta sigurie, ekipi i antropologëve ka hyrë në lokacionin ku po kryhen gërmimet dhe ekzaminimet forenzike.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e dyshuar janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje. Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se këto mbetje mund t’u përkasin pjesëtarëve të intelektualëve të Mitrovicës, të zhdukur më 19 prill 1999.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast./KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement