"Ishin 10-11 për krejt vitin, tash për 7 muaj janë 16", ish-kryeinspektori i Punës flet për rritjen e numrit të vdekjeve në vendin e punës - Gazeta Express
string(134) "ishin-10-11-per-krejt-vitin-tash-per-7-muaj-jane-16-ish-kryeinspektori-i-punes-flet-per-rritjen-e-numrit-te-vdekjeve-ne-vendin-e-punes"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:58

“Ishin 10-11 për krejt vitin, tash për 7 muaj janë 16”, ish-kryeinspektori i Punës flet për rritjen e numrit të vdekjeve në vendin e punës

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:58

Ish-kryeinspektori i Punës, Agim Millaku, është deklaruar lidhur me rastet e vdekjeve dhe lëndimeve në vendet e punës që po ndodhin në Kosovë.

Millaku, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se në vitet e kaluara, mesatarja e vdekjeve në vendin e punës për tërë vitin ka qenë rreth 10, ndërsa, këta 7 muaj janë 16 raste të vdekje, numër i cili ai tha se është i madh.

‘‘Ky numër që dëgjova prej mediave, prej 16 të aksidentuarve me pasoja fatale është një numër i madh sepse mesatarja e njerëzve që kanë pësu fatalitet në aksidente në vende të punës në vitet e mëparshme, ka qenë prej 10 deri në 11 për krejt vitin. Tani për 7 muaj, janë 16.’’, ka thënë Millaku, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement