Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë
Rreth orës 03:00 raportohet se ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N., 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04.04.2020, transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së, dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë, pa vetëdije.
Ndërkohë, në orën 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R., 1950, nga fshati Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02.04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).
Ndërkaq, javë më parë ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër kosovar, i infektuar me COVID-19, 82 vjeç, nga rajoni i Podujevës.
Kujtojmë se që nga muaji shkurt e deri më sot zyrtarisht janë të infektuar 145 persona. Nga ta janë shëruar 23, ndërsa të vdekur janë 3 persona të tjerë. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...