Dy super ndeshje sot në basketboll - Gazeta Express
string(36) "dy-super-ndeshje-sot-ne-basketboll-2"

Basketboll

Gazeta Express

02/03/2024 10:46

Dy super ndeshje sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

02/03/2024 10:46

Në fundjavë zhvillohet java e 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Lexo Edhe:

Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që po ashtu zhvillohet të shtunën.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.