Dy medalje evropiane për taekwondistët e rinj kosovarë - Gazeta Express
string(54) "dy-medalje-evropiane-per-taekwondistet-e-rinj-kosovare"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/12/2020 15:20

Dy medalje evropiane për taekwondistët e rinj kosovarë

Sporte tjera

Gazeta Express

14/12/2020 15:20

Dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj të Kosovës në Kampionatin Evropian për kadetë, që u mbajt gjatë fundjavës në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Lexo Edhe:

Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg, shkruan Gazeta Express.

Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposht në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnje e Hercegovinës.

Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokolowski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale.

Në Evropian mori pjesë edhe Orion Oseku, i cili përkundër se dha maksimumin u mposht nga maqedonasi Andrej Vasilevski, në kategorinë -41 kg. /Gazeta Express/