Dy fjalë për marksist-leninistin Albin Kurti - Gazeta Express
string(44) "dy-fjale-per-marksist-leninistin-albin-kurti"

Dy fjalë për marksist-leninistin Albin Kurti

OP/ED

Gazeta Express

24/02/2021 16:35

Shqipëria dhe Kosova kanë zgjedhur rrugën e ekonomisë së tregut dhe kjo është diçka që nuk mund të ketë kthim mbrapa. Sulmet që i bëhen sot Albin Kurtit, si komunist, si majtist, apo si njeri që nuk e do ekonominë e tregut, mendoj që janë dashakeqe dhe me synime të caktuara. Unë nuk e kam takuar kurrë Albinin, edhe pse e kam ndjekur me vëmendje, sepse mbi të gjitha më ka pëlqyer rruga e tij e ndjekur për të arritur aty ku ai  është sot , më ka pëlqyer mendimi i tij dhe idetë e tij për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj ne Evropë.

Shkruan: Avni Ponari

Lexo Edhe:

Albini është një i ri, do e quaja, me aspirata të qarta në drejtim të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe mbështetës e përkrahës i fortë i saj. Ai e do ekonominë e tregut në një formë që mendoj se është e duhura .

Cilat janë idetë e tij dhe si i mbron ai ato me çfarë kam parë e dëgjuar në përmbushje të programit të tij të majtë, nëse është i tillë?

Albinin nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë se do të shtetëzojë ekonominë e Kosovës, nuk e kam dëgjuar të thotë se gjithë punët publike do ua kalojë 10 kompanive në Kosovë, nuk e kam dëgjuar të thotë se do të kontrollojë mediat përmes këtyre kompanive dhe nuk e kam dëgjuar të thotë, në asnjë rast, se do të vijë në pushtet me votime dhe jo me zgjedhje.

As ka lënë të kuptohet që do ndjekë këtë rrugë.

Këtu ndahen gjërat.

Ka kaq kohë që ai me kujdes ecën përpara dhe me një studim të saktë se si mund të vijë vetëm përmes votës dhe zgjedhjeve të lira. Ai bëri një hap të jashtëzakonshëm, me një studim të qartë dhe objektiv të përcaktuar që në zgjedhjet e 2021 do vinte në pushtet.

Që nga viti 2010, kalkulimi i tij i shtonte çdo vit nga 30 mijë vota të rinjsh dhe me ato e lidhi besën, pa zhurmë, në heshtje dhe me premtim që do qeverisë mirë.

Ai arriti që në 15 vite të siguronte rreth 300 mijë vota të rinjsh, çdo vit, për të ardhur në pushtet, dhe këto të rinj janë bijtë e drejtuesve të LDK-së, PDK-së etj. Albini ka folur për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies, ka folur për biznesin dhe klimën e tij se si mund ta thellojë konkurrencën që të ketë garë dhe zhvillim. Ai ka thënë që do shtojë vendet e punes jo të administatës shetërore, se ajo është barrë për shtetin, por do përmirësoj klimën e biznesit, që vendet e punës të vijnë nga biznesi. Ai ka theksuar se do rrisë rolin e shtetit si arbitër në zhvillimin e ekonomisë së tregut mbi bazën e parimeve të zhvillimit të saj dhe jo përmes kontrollit dhe prishjes së klimës së të bërit biznes . Zhvillimi i ekonomisë së tregut është i ndërtuar në disa parime të qarta që e bëjnë atë udhëheqëse të një shoqërie që do të zhvillohet.

Shikoni vendet e komunitetit Europian si garojnë kompanitë, bizneset dhe si zhvillohet vendi.

Rritja e punësimit bëhet përmes kësaj rruge: barazisë në garë dhe përcaktimit të qartë të rregullave për pjesëmarrje në tender apo në mbikqyrje me rregulla të qarta, dhe jo përmes hartimit të rregullave nga një kompani në mënyrë që ajo të bëhet fituese e gjithë tenderave.

Kam bindjen që ajo që i mungon Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është zhvllimi i industrisë financiare jo bankare, sepse ajo është gjeneruese edhe e vendeve të punës dhe bën të mundur rritjen e personalitetit të individit, e shkëput individin nga shteti, e vendos ekonominë në binarë të zhvillimit dhe shteti  kryen vetëm rolin e tij si arbitër .

Kjo industri është leva e zhvillimit të ekonomive të këtyre vendeve dhe largimi nga populizmi e rritja e përgjegjësisë individuale të çdo individi.

Jam i bindur që Albini do ta programojë këtë nëse do që çdo qytetar të ketë personalitetin dhe dinjitetin e tij, si në të gjitha vendet e zhvilluara.

E fundit, Albini thotë se na duhet bashkimi kombëtar dhe unë e mbështes plotësisht.

Kush na ndalon ne që të kemi shoqëri sigurimi të shtrira si në Kosovë dhe Shqipëri dhe mbikqyrje të përbashkëta? Kush na ndalon që të kemi sistem bankar të përbashkët dhe dege bankash në të dy vendet ? Kush na ndalon që të kemi sistem doganor të përbashkët? E kështu me radhë sisteme të përbashkëta në të gjithë sektorët, lëvizje të lirë të mallrave brenda dy teritoreve.  Do kemi nje treg më të madh,  do kemi nje ekonomi më të madhe, cilësi të mallrave dhe produkteve më të mirë dhe ne fund nje ekonomi më të gjerë.

Ne në sigurime e kemi krijuar privatisht këtë treg. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë lëvizin pa siguracion nga njëri vend në tjetrin, por mbikëqyrësit nuk e kanë rregullluar këtë marrëdhënie.

Basketbollin e bashkuam, duke krijuar Ligën Unike dhe shpresojmë që ta çojmë më tej.

Sa gjëra të tjera ka për të bërë, le ti bëjmë! Ose të paktënqeveritë mos t’       i pengojnë nëse nuk duan ti udhëheqin. Një treg 5 milionë është për të gjithë një hapësirë e re.

Albini po e thotë, ne duhet ta mbështesim dhe të jemi me të.