Dumoshi njoftohet me punën e Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në sport - Gazeta Express
string(90) "dumoshi-njoftohet-me-punen-e-keshillit-per-parandalimin-dhe-sanksionimin-e-dhunes-ne-sport"

Sport

Gazeta Express

03/02/2021 17:43

Dumoshi njoftohet me punën e Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në sport

Sport

Gazeta Express

03/02/2021 17:43

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në vazhdën e aktiviteteve të saj, takoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit, Besim Kelmendi, i dorëzoi ministres Dumoshi raportin vjetor të punës ku e njoftoi për takimet e mbajtura të këshillit ku gjatë 2020-tës janë organizuar rreth 30 takime nëpër regjione të ndryshme të vendit dhe për vendimet dhe rezultatet e arritura të Këshillit.

Kelmendi dhe Dumoshi diskutuan rreth ecurive për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ndër të tjera, ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja do ta mbështesë në vazhdimësi punën e Këshillit dhe se do të angazhohet maksimalisht që të eliminojnë dukuritë negative në sport.

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është organ i përhershëm me përfaqësim ndërinstitucional, i përbërë prej pesë anëtarëve dhe ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës si dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement