Dugolli: Jemi anëtarë të Bordit të Paqes, kjo çështje do të ratifikohet - Gazeta Express
string(69) "dugolli-jemi-anetare-te-bordit-te-paqes-kjo-ceshtje-do-te-ratifikohet"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 22:25

Dugolli: Jemi anëtarë të Bordit të Paqes, kjo çështje do të ratifikohet

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 22:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare, përfshirë Gazën, është një mundësi që nuk duhet humbur.

Duke folur për marrëveshjet në kuadër të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, Dugolli theksoi se dërgimi i FSK-së është derivat i këtyre angazhimeve dhe ka rëndësi të veçantë për vendin. Sipas tij, çdo vonesë mund të rezultojë në humbje të mundësive, duke rikujtuar se një rast i tillë është humbur edhe vitin e kaluar.

“Është e rëndësishme që të mos humbet kjo mundësi, pasi nëse vonohemi, mund të humbasim siç ka ndodhur vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Dugolli shtoi se forca stabilizuese në Gaza përbën element kyç, veçanërisht duke pasur parasysh interesimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë mision. Ai theksoi gjithashtu se Kosova është pjesë e strukturave relevante ndërkombëtare dhe se marrëveshja pritet të ratifikohet.

“Jemi anëtarë të Bordit të Paqes dhe kjo çështje do të ratifikohet”, përfundoi Dugolli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement