Dua Lipa shpërthen në lot dhe kjo është arsyeja - Gazeta Express
string(47) "dua-lipa-shperthen-ne-lot-dhe-kjo-eshte-arsyeja"

Rozë

Gazeta Express

02/12/2020 14:21

Dua Lipa shpërthen në lot dhe kjo është arsyeja

Rozë

Gazeta Express

02/12/2020 14:21

Dua Lipa ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin “The Music Award” në “Attitude Awards”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt online për shkak të rregullave të pandemisë por pasi pranoi çmimin e saj, Dua mbajti një fjalim mjaft emocionues duke folur për një vit mjaftë të vështirë dhe komunitetin LGBTQ.

Lexo Edhe:

2020 ka qenë një vit surreal. E shijova në maksimum performancën time në Mardi Gras në Sidnej në fillim të këtij viti dhe është çmenduri e vërtetë se si në një moment të gjithë ne po festonim bashkë dhe më pas papritur u duk sikur dikush hoqi prizën. Ato javët e para të Covid ishin vërtetë shumë konfuze. Ishte një vendim i vështirë për të nxjerrë këngë të reja gjatë pandemisë, por unë vendosa ta bëja këtë gjë me shpresën se këto këngë do t’i bënin njerëzit më të lumtur dhe do të sillnin pak dritë në këto kohë të vështira”, ka thënë Dua gjatë fjalimit.

Ndërkaq ajo ka shpërthyer në lot duke folur në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe shëndetin mendor të tyre në këtë periudhë të vështirë.

Dua ka bërë thirrje që të gjithë të mbështesin njëri-tjetrin sidomos ata që janë  më të dobët dhe kanë nevojë për ndihmë, duke theksuar kështu se vetëm këtë vit ka pasur një numër të madh të të rinjëve që kanë humbur jetë.

Dua Lipa accepts the Attitude Music Award | Attitude Awards 2020

/Express Rozë/