Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, nuk pritet të performojë në ndeshjen e peshave të rënda midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury.
Megjithatë, kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh, kishte sugjeruar se ndeshja mund të rrezikohej nëse Dua Lipa nuk pranonte të performonte si pjesë e promovimit të eventit.
Nuk është e qartë nëse vërejtja ishte bërë seriozisht apo me shaka, por BBC Sport shkruan se këngëtares 30-vjeçare iu bë ofertë për të performuar, por ajo e refuzoi ofertën dhe nuk pritet të përfshihet në ngjarjen sportive.
Artistja mre prejardhje kosovare, Dua Lipa, është një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop në botë, me hite globale duke përfshirë New Rules, Don’t Start Now dhe Levitating.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...