Laura Fazliu ka shkëlqyer në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu triumfoi me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi në një duel që e dominoi vazhdimisht.
E për këtë sukese ka reaguar edhe trajneri i njohur, Driton Kuka.
Ai tha se Laura Fazliu e dominoi ajkën botërore të xhudos në kategorinë e saj.