Drita do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës do të luajë ndaj kampionit të Lituanisë, Kaunas Zalgiris, me fillim nga ora 18:00.
Për ndeshjen e sotme, Zekirija Ramadani i Dritës ka vendosur për 11-shen startuese, që përfshin dy prurjet e reja, Altin Bytyçin dhe Igball Jasharin.
Kjo është 11-shja startuese e Dritës:
DRITA: Faton Maloku; Besnik Krasniqi, Altin Bytyçi, Jorgo Pëllumbi, Raddy Ovouka; Albert Dabiqaj, Vesel Limaj, Blerton Sheji; Kristal Abazaj; Igball Jashari, Blerim Krasniqi./GazetaExpress/