Drejtori i Shoqatës Humanitare ”Bereqeti” tregon shifrën e shtëpive që ndërtuan në Ramazan - Gazeta Express
string(88) "drejtori-i-shoqates-humanitare-bereqeti-tregon-shifren-e-shtepive-qe-ndertuan-ne-ramazan"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 8:15

Drejtori i Shoqatës Humanitare ”Bereqeti” tregon shifrën e shtëpive që ndërtuan në Ramazan

Lajme

Gazeta Express

10/04/2024 8:15

Drejtori i Shoqatës Humanitare ”Bereqeti”, Behxhet Ajvazi ka bërë të ditur se kjo shoqatë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit ka dhuruar tri shtëpi për nevojtarët.

Ajvazi tregon se edhe pesë familjeve të tjera do t’i gëzojnë me shtëpi së shpejti.

Lexo Edhe:

”Gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit i kemi dhuruar tri shtëpi dhe pesë të tjera janë në ndërtim e sipër. Gjithashtu edhe për një shtëpi tjetër veçse i kanë grumbulluar mjetet në Komunën e Podujevës, e cila do të ndërtohet në një fshat për një familje që është në kushte të rënda ekonomike. Deri më tash janë mbledhur njëzet mijë euro me çka edhe pak do të ia arrijmë dhe t’ia dalim mbanë që do ta përfundojmë atë shtëpi”

Ai tha se me kaq nuk përfundon, pasi që shoqata është aktive gjatë gjithë vitit./teve1