Drejtori i Neonatologjisë tregon detaje rreth gjendjes së foshnjës së infektuar me koronavirus - Gazeta Express
string(94) "drejtori-i-neonatologjise-tregon-detaje-rreth-gjendjes-se-foshnjes-se-infektuar-me-koronavirus"

Drejtori i Neonatologjisë tregon detaje rreth gjendjes së foshnjës së infektuar me koronavirus

Gazeta Express

09/07/2020 23:24

Klinika e Neonatologjisë në Kosovës ka raportuar për rastin e parë tek të porsalindurit me Covid-19.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka dhënë detaje për këtë rast, ku thotë që gjendja e foshnjës është stabile, shkruan Indeksonline.

Lexo Edhe:

Ai tregon që foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë.

“Foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë. Ajo ka ardhur së bashku me nënën e saj, familja e së cilës është diagnostifikuar me koronavirus. Ndërsa më vonë ne kemi bërë testin për nënën dhe foshnjën dhe të dyja kanë rezultuar pozitiv. Gjendja e foshnjës është në gjendje stabile, ndërsa nuk ka probleme me frymëmarrje. Ajo është në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.  Në klinikën tonë e kemi caktuar një hapsirë për foshnje të cilat mund të diagnostifikohen me koronavirus”, tha Gojnovci në RTV Dukagjini.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan shifra rekorde me të prekur ku ishin 214 raste të reja. Numri total i të prekurve është 4100, ndërsa 2063 persona janë shëruar dhe 86 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë.