Dortmund, merr fitore të pastër kundër Monchengladbach - Gazeta Express
string(53) "dortmund-merr-fitore-te-paster-kunder-monchengladbach"

Dortmund, merr fitore të pastër kundër Monchengladbach

Gazeta Express

19/09/2020 20:43

Borussia Dortmund ka fituar në xhiron e parë të Bundeligës duke e mposhtur me rezultat të pastër Borussia Monchengladbach. Haaland ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke shënuar dy gola  

Borussia Dortmund ka fituar sonte në Signal Iduna Park duke e mposhtur me rezultat 3-0 Borussia Monchengladbach.

Lexo Edhe:

Ishte një ndeshje që u dominuan nga vendasit, sidomos në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte më e balancuar, me Monchengladbach që pati disa shkëndija të rrezikshme para portës së Burkit.

Por, Dortmundi do të reagonte dhe goli i parë për ta do të vinte 10 minuta para përfundimitë të pjesës së parë.

Jude Bellingham, i riu anglez që u transferua të Dortmund pasoi tek Reyna dhe ky pasi bëri një kalim në zonë shënoi për golin e parë në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë Dortmund e dominoi takimin dhe e meritoi edhe fitoren.

Në minutën e 53-të, Monchengladbach do të shkaktonte penallti, të cilën pa problem në gol do ta shndërronte Erling Haaland.

I njëjti sulmues i dha vulë këtij takimi duke shënuar edhe golin e tretë në minutën e 77-të, kësaj here i asistuar nga Jadon Sancho.

Pas xhiros së parë në Bundesligë, Dortmund rënditet i treti pas Bayernit dhe Hertha Berlinit.

Ndërkohë që Monchengladbach gjendet në pozitën e 17-të. /GazetaExpress/