Donjeta Sadiku kalon në çerekfinale, dy fitore larg “LO Paris 2024” - Gazeta Express
string(64) "donjeta-sadiku-kalon-ne-cerekfinale-dy-fitore-larg-lo-paris-2024"

Boks

Gazeta Express

06/03/2024 14:13

Donjeta Sadiku kalon në çerekfinale, dy fitore larg “LO Paris 2024”

Boks

Gazeta Express

06/03/2024 14:13

Donjeta Sadiku e ka arritur edhe një fitore e cila e ka kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Sadiku e ka siguruar çerekfinalen pasi arriti triumfin ndaj grekes, Christina Linardatou, kategoria -60 kg.

Donjetës i duhen edhe dy fitore për ta siguruar një vend për “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Gjatë ditës së djeshme, boksierja jonë e nisi bindshëm turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Sadiku triumfoi 5:0, në meçin e parë ndaj britanikes Shona Whitwell./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement