Do martohen të shtunën - A ju kujtohet biseda e parë e Luizit me Kiarën në Big Brother? - Gazeta Express
string(84) "do-martohen-te-shtunen-a-ju-kujtohet-biseda-e-pare-e-luizit-me-kiaren-ne-big-brother"

Yjet

Gazeta Express

05/05/2023 22:28

Do martohen të shtunën – A ju kujtohet biseda e parë e Luizit me Kiarën në Big Brother?

Yjet

Gazeta Express

05/05/2023 22:28

Finalja e madhe e Big Brother gjithashtu do të jetë një ditë e madhe për Luizin dhe Kiarën, pasi kjo e fundit do t’i bëjë një surprizë duke u martuar zyrtarisht në sytë e gjithë shqiptarëve që do jenë të mbërthyer para ekranit të Top Channel për të ndjekur prime-in e fundit të këtij sezoni.

Një fund i lumtur për të dy, por ndoshta jo të gjithë i mbajnë mend bisedat e para mes dyshes kaq shumë të pëlqyer nga publiku.

Që në ditën e parë u pa një afrim nga Luizi drejt Kiarës dhe kjo ishte biseda e tyre:

Luizi: Single ë?

Kiara: Po

Luizi: Hajt se s’ka gjë, ke kohë

Kiara: S’po qahem jo

Olta: Koha duhur është kur vjen personi i duhur

Luizi: Po ku është ky personi i duhur?

Olta: Ti Luiz mund të gjesh nënën e fëmijëve të tu këtu

Luizi: Po ç’do nëna fëmijëve të mi këtu?

Olta: Do kishe problem të dashuroheshe këtu brenda?

Luizi: Jo moj. Nëse bie në dashuri s’ka gjë të keqe, po s’duket gjë në ajër

Advertisement
Advertisement
Advertisement