DnV reagon ndaj vendimit të Kurtit për ndarje të 100 eurove: Rast klasik i keqpërdorimit të resurseve publike në kohë zgjedhjesh - Gazeta Express
string(127) "dnv-reagon-ndaj-vendimit-te-kurtit-per-ndarje-te-100-eurove-rast-klasik-i-keqperdorimit-te-resurseve-publike-ne-kohe-zgjedhjesh"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:42

DnV reagon ndaj vendimit të Kurtit për ndarje të 100 eurove: Rast klasik i keqpërdorimit të resurseve publike në kohë zgjedhjesh

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:42

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve pak kohë para zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si shkelje ligjore dhe keqpërdorim të resurseve publike në periudhë zgjedhore.

Sipas DnV-së, shpërndarja e këtyre mjeteve financiare ndikon drejtpërdrejt në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për subjektin politik në pushtet.

Organizata thekson se legjislacioni zgjedhor ndalon përdorimin e resurseve publike për qëllime që mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve, përfshirë buxhetin e shtetit, infrastrukturën dhe administratën publike gjatë fushatës zgjedhore.

DnV rikujton gjithashtu se Kuvendi i Kosovës nuk kishte miratuar më parë iniciativën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, në kuadër të së cilit ishin paraparë mjete për një pako të tillë financiare. Sipas organizatës, kjo situatë ngre shqetësime edhe në raport me Ligjin për Qeverinë, i cili kufizon kompetencat e qeverisë në detyrë për marrjen e vendimeve me implikime të mëdha financiare.

Në reagim theksohet se ndihma financiare e shpërndarë në mënyrë të përgjithshme, pa një situatë emergjente të re, e bën të vështirë dallimin mes politikave sociale dhe ndërhyrjeve me efekt elektoral, duke rritur rrezikun e përdorimit të politikave publike për përfitime zgjedhore.

Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje institucioneve që të përmbahen nga përdorimi i resurseve publike gjatë fushatës dhe të respektojnë standardet ligjore dhe demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme. Po ashtu, ajo kërkon që raste të tilla të trajtohen nga mekanizmat përgjegjës për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dhe administrimit të parasë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement