“Ke ardhur për të provokuar masën”, Fitore Pacolli del para protestuesve në Ministri - Gazeta Express
string(81) "ke-ardhur-per-te-provokuar-masen-fitore-pacolli-del-para-protestuesve-ne-ministri"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:34

“Ke ardhur për të provokuar masën”, Fitore Pacolli del para protestuesve në Ministri

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:34

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, doli para protestuesve të cilët e nisën protestën para kësaj Ministrie në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Por, prania e saj nuk u mirëprit nga disa protestues, të cilët i thanë asaj se doli aty për të provokuar masën.

Disa të tjerë u dëgjuan t’i thoshin Pacollit: “Hiqe vendimin e kërko falje”.

Aktualisht, në prani të mediave, Pacolli është duke folur me protestuesit.

Disa prej tyre folën nën tensione me të duke i kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit.

Protesta po organizohet organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement