Djolai: BeH tani është bërë fushëbetejë për Kosovën, u zhvendos në këtë territor falë Dodikut - Gazeta Express
string(91) "djolai-beh-tani-eshte-bere-fushebeteje-per-kosoven-u-zhvendos-ne-kete-territor-fale-dodikut"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 10:40

Djolai: BeH tani është bërë fushëbetejë për Kosovën, u zhvendos në këtë territor falë Dodikut

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 10:40

“Marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe vendit tonë janë në fakt pasqyrë e politikës së Milorad Dodik dhe këmbënguljes së tij për të krijuar probleme në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon”. Kështtu nis teksti i mediumit boshnjak Oslobodjenje në të cilin janë paraqitur pikëpamjet dhe angazhimi i serbëve të BeH-së rreth kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë.

Mediumi boshnjak raporton se  me kërkesë të anëtares së Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, dje është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e këtij institucioni me një pikë të rendit të ditës “qëndrimin e Presidencës së BeH lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”.

Lexo Edhe:

Cvijanoviq tha se “është detyrë e saj të paralajmërojë se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën dhe për këtë arsye nuk mund të mbështesë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.

“Kujtojmë se më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur pranimin e Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Delegacioni nga vendi ynë përbëhej nga kryetarët dhe anëtarët e delegacionit të PSB-së në VV të Këshillit: Sasha Magazinoviq dhe Sabina Cudiq, të cilët votuan për pranimin e Kosovës dhe Snjezhana Novakoviq Bursaq dhe Branislav Borenoviq, të cilët ishin kundër”, raporton mediumi.

Pas votimit, kërcënime të shumta iu dërguan Magazinoviqit të cilit iu caktua edhe mbrojtja policore. Dhe fakti që Bosnja dhe Hercegovina asnjëherë nuk e ka ratifikuar Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tregon se marrëdhënia mes saj dhe Kosovës është në këmbë të lëkundura. “Dodik tha në disa raste se marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi”, shkruan OB.

Ligjëruesja e Universitetit të Bradford Marika Djolai, beson se problemi është se BeH tani është bërë fushëbetejë për Kosovën. Gjegjësisht sipas saj, fushëbeteja është zhvendosur në territorin e BeH falë Dodikut.

“Kur shikon reagimet në rrjetet sociale për votën e z. Magazinoviq dhe fjalorin e përdorur, në fakt vërehet normalizimi i dhunës verbale, e cila në thelb nuk ka logjikë. Pse duhet të jetë Bosnja dhe Hercegovina ajo që zgjidh apo është përgjegjëse në çfarëdo mënyre për çështjen dhe statusin e Kosovës? I gjithë diskutimi dhe ai diskurs tani janë ngritur në një mënyrë që rëndon BeH, e cila duhet të fokusohet në gjëra pozitive si anëtarësimi në BE”, thotë ajo

Profesoresha kujton se BeH miratoi dhe ratifikoi dy nga tre marrëveshjet plus një mbi mobilitetin e nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (për njohjen reciproke të diplomave dhe kualifikimeve të arsimit të lartë, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët e mjekësi, stomatologë dhe arkitektë), ndërsa e fundit për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për infermierët, mjekët e mjekësisë veterinare, farmacistët dhe mamitë në fazën e diskutimit.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk dëshiron ta pranojë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, e cila është reflektim i drejtpërdrejtë i politikës ndaj Kosovës”, thekson Djolai e cila kujton gjithashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka shprehur publikisht shpresën se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojë marrëveshjen në një të ardhme të afërt.

“Kjo tregon se në fakt varet nga ne. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë ratifikuar të katër marrëveshjet. Dhe parandalimi i lëvizjes së lirë të njerëzve ndërmjet BeH dhe Kosovës nuk zgjidh asnjë problem të vetëm”.