Djokovic kalon në finale, shumë pranë të shkruajë historinë - Gazeta Express
string(58) "djokovic-kalon-ne-finale-shume-prane-te-shkruaje-historine"

Djokovic kalon në finale, shumë pranë të shkruajë historinë

Sporte tjera

Gazeta Express

11/09/2021 9:46

Novak Djokovic kualifikohet në finalen e US Open dhe tani do tentojë të fitojë një tjetër Grand Slam. Serbi nuk u ndal dot nga Alexander Zverev, i cili po kalonte një formë shumë të mirë.

Djokovic e humbi setin e parë 4-6 dhe kjo ndodh shpesh, ndërkohë që më pas reagoi dhe fitoi dy të radhës 6-2, 6-4.

Lexo Edhe:

Tenisti gjerman nuk u dorëzua dhe e çoi ndeshjen 2-2 me sete, pasi triumfoi në të katërtin 6-2. Gjithsesi serbi është nga ata që njihet për forcën e tij në fund dhe me rezultatin 6-2 triumfoi ne setin final.

Numri një i botës në tenis do të përballet me Daniil Medvedev, i cili është numri 2, dhe do kërkojë të shkruajë historinë.

Djokovic ka mundësinë të fitojë për herë të 21-të një Grand Slam dhe të parakalojë dy emra të mëdhenj si Federer e Nadal. / abcnews.al