Djegia e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, MKRS vendos për restaurimin e objektit - Gazeta Express
string(76) "djegia-e-muzeut-te-muzikes-ne-gjakove-mkrs-vendos-per-restaurimin-e-objektit"

Djegia e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, MKRS vendos për restaurimin e objektit

Lajme

Gazeta Express

31/08/2023 16:42

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme që Muzeu i Muzikës në Gjakovë, që u kaplua mbrëmë nga zjarri, të mbrohet nga rreziku i mëtejmë.

MKRS ka thënë se do të angazhohet me institucionet përgjegjëse të sigurisë që të identifikohet arsyeja e zjarrit dhe të ndërmerren masat ligjore, derisa ka njoftuar edhe për masat që janë dakorduar, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Janë një varg masash që autoritetet përkatëse janë dakorduar që të ndërmerren, si: zbatimi i masave emergjente, vlerësimi i dëmeve, procedimi i shpejtë për ndërhyrje dhe implementimi i punëve për konservimin, restaurimin dhe funksionalizimin e ndërtesës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të angazhohet me institucionet përgjegjëse të sigurisë që të identifikohet arsyeja e zjarrit dhe të ndërmerren masat ligjore. Në të njëjtën kohë, apelojmë tek qytetarët për respektim, vlerësim dhe kujdes të shtuar ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore si pasuri e përbashkët e shoqërisë”, thuhet në njoftim.