Djali i artistit të madh, Rasim Thaçi – Cima tregon se si i festonte legjenda e humorit fitoret e Real Madridit - Gazeta Express
string(108) "djali-i-artistit-te-madh-rasim-thaci-cima-tregon-se-si-i-festonte-legjenda-e-humorit-fitoret-e-real-madridit"

Djali i artistit të madh, Rasim Thaçi – Cima tregon se si i festonte legjenda e humorit fitoret e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 14:31

Artan Thaçi, i biri i artistit të madh të ndjerë dhe legjendës së humorit, Rasim Thaçi – Cima, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7.

Si tifoz i Real Madridit, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, e shijoi në maksimum fitoren e “Los Blancos” në El Clasicon e mbrëmshme me Barcelonën, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Artani tregoi se si kishte nisur dashuria e tij për klubin mbretëror spanjoll, ndërsa zbuloi se edhe babai i tij i ndjerë ishte tifoz i “Merengues”.

Madje, Thaçi ka treguar tutje se si i ka përjetuar ndeshjet dhe se si ka qenë ta shikosh bashkë me të një lojë futbolli, respektivisht atë të klubit të tyre të zemrës, Real Madrid.

“Edhe babi ka qenë tifoz i Real Madridit. Ai ka bërë analiza pak më të thella. Ka hyrë në psikologji të lojtarit, në psikologji të trajnerit. Kur e ka dhënë gol Real Madridi nuk është se ka festuar, por ka mbetur duke e analizuar, se si shkoi aksioni, si hyri goli, i ka nxjerrë disa analiza që as unë e as shoqëria ime që e kemi shikuar bashkë, nuk i kemi parë”, theksoi fillimisht Artan Thaçi në “Favorit”.

“Ka qenë tifoz dhe përnime i ka pasur analizat shumë të mira. Gjithmonë ndeshjet e Realit i kemi shikuar bashkë. Zakonisht kur e kemi shikuar ndeshjen nuk kemi folur, se i ka penguar kur dikush e komenton lojën kur ishte duke e parë. Tip i tillë pak a shumë jam edhe unë se më pengojnë. Nëse shokët do të më kishin thirr me pa lojën e sontme nuk kisha shku se më pengojnë këto komentimet. Loja është për t’u shijuar, jo për t’u komentuar. Për t’u komentuar është komentatori. Është diçka që më pengon, unë zgjedh ta shikoj lojën e më pas për ta komentu pas lojës”, vazhdoi i ftuari i emisionit.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/