‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura - Gazeta Express
string(56) "dita-pa-makina-nga-ora-1000-kjo-rruge-mbyllet-per-vetura"

‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 7:34

Komuna e Prishtinës sot do të shënojë aktivitetin ‘Ditën pa makina’ në kryeqytet

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga ‘Dëshmorët e kombit’ [nga bulevardi ‘Xhorxh Bush’ deri te Rrethi i Flamurit].

Lexo Edhe:

“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftim.

‘Dita pa makina’, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat