Dita e pestë e grumbullimit / Shqipëria zhvilloi seancën e radhës stërvitore para sfidës me Poloninë - Gazeta Express
string(98) "dita-e-peste-e-grumbullimit-shqiperia-zhvilloi-seancen-e-radhes-stervitore-para-sfides-me-polonine"

Dita e pestë e grumbullimit / Shqipëria zhvilloi seancën e radhës stërvitore para sfidës me Poloninë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 20:18

Kombëtarja shqiptare ka vijuar në ditën e pestë të grumbullimit përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kampionatit Evropianit 2024 ,ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars në Varshavë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se fillimishit grupi i është drejtuar qendrës së fitnesit në Shtëpinë e Futbollit për të kryer disa minuta stërvitje në palestër dhe më pas ka vijuar në fushë me ushtrime të përgatitjes fizike, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë seancës trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vijuar më pas me pjesën taktike për situata të ndryshme të lojës, duke provuar edhe vendosje të ndryshme në fushën e lojës.

I gjithë grupi është stërvitur rregullisht me përjashtim të portierit Thomas Strakosha, i cili ka punuar në palestër dhe ka bërë fizioterapi, por që nuk ka probleme fizike të mëdha dhe pritet të jetë i gatshëm.

Përgjatë këtyre ditëve lojtarët kanë marrë ngarkesë të plotë fizike dhe kanë pasur mundësi të punojnë me stafin e ri edhe anën taktike dhe mënyrën e lojës.

Ndërkaq, skuadra do të vijojë përgatitjet edhe të shtunën në Shqipëri me një seancë stërvitore të programuar para se të nisen të dielën për në Poloni.

Shqipëria do të zhvillojë të dielën pasdite një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës, teksa trajneri Sylvinho do të dalë edhe në konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes. /Gazeta Express/