Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare - Gazeta Express
string(61) "distria-krasniqi-shkon-ne-gjysmefinale-te-lojerave-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/06/2022 13:38

Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

29/06/2022 13:38

Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale me Ippon xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 52 kilogramë dhe fitoi pa problem në rrethin e dytë, derisa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Krasniqi me këtë rast do ta kërkojë finalen, në mënyrë që ta fitojë medaljen e artë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement