Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren e saj në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror - Gazeta Express
string(83) "distria-krasniqi-e-meson-kundershtaren-e-saj-ne-gjysmefinalen-e-kampionatit-boteror"

Gazeta Express

07/10/2022 10:42

Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren e saj në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

Gazeta Express

07/10/2022 10:42

Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Giles është medaliste e bronztë e Lojërave Olimpike të Tokyos, kurse së fundmi u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Chelsie Giles