Distria Krasniqi, e artë në Kampionatin Evropian të xhudos - Gazeta Express
string(57) "distria-krasniqi-e-arte-ne-kampionatin-evropian-te-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/04/2021 17:29

Distria Krasniqi, e artë në Kampionatin Evropian të xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

16/04/2021 17:29

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Portugali.

Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.

Lexo Edhe:

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Në kategorinë deri 48 kilogramë në grupin e saj Distria Krasniqi e mbylli si lidere, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, kurse në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.