Distria e pandalshme, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit - Gazeta Express
string(62) "distria-e-pandalshme-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-boterorit"

Distria e pandalshme, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2021 12:52

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas. /Gazeta Express/