“Diskutimet vazhdojnë”, Gjiknuri: E rëndësishme është që Amnistia të marrë votat e nevojshme - Gazeta Express
string(88) "diskutimet-vazhdojne-gjiknuri-e-rendesishme-eshte-qe-amnistia-te-marre-votat-e-nevojshme"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 11:52

“Diskutimet vazhdojnë”, Gjiknuri: E rëndësishme është që Amnistia të marrë votat e nevojshme

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 11:52

Sot në Komisionin e Ligjeve u konstituua Grupi i Dialogut. Pas mbledhjes deputeti socialist Damian Gjiknuri foli për mediat, ku u ndal dhe tek Amnistia Penale.

Ai tha se diskutimet do të vijojnë dhe se është e rëndësishme që Amnistia të marrë votat që duhen.

Lexo Edhe:

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishme është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha Gjiknuri.