Diçka e re pritet nga Bora dhe Donaldi - Gazeta Express
string(38) "dicka-e-re-pritet-nga-bora-dhe-donaldi"

Diçka e re pritet nga Bora dhe Donaldi

Yjet

Gazeta Express

22/03/2023 22:45

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë më shumë se 1 vit që vijojnë të jetojnë dashurinë e tyre përballë njerëzve e nuk hezitojnë që ta tregojnë në rrjetet sociale.

Tashmë që dyshja është e hapur dhe e pranon, ndjekësit duan ti shohin bashkë edhe në ekran.

Lexo Edhe:

Dhe duket se dëshira do u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga Bora. Kjo e fundit ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të.

Duke mos u përgjigjur, Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet: “Kemi projekt bashkë?”, dhe aktori është përgjigjur “Po”.

Kaq ka mjaftuar që të na zgjohet kurioziteti jonë. Mos bëhet fjalë për ndonjë emision apo diçka tjetër? Në fakt prej muajsh ata përfliten se do jenë në një film bashkë, por nuk ka ende asnjë konfirmim.