Diçka e çuditshme i ndodh Federatës së Notit të Kosovës - Gazeta Express
string(55) "dicka-e-cuditshme-i-ndodh-federates-se-notit-te-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2022 15:11

Diçka e çuditshme i ndodh Federatës së Notit të Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2022 15:11

Federata e Notit e Kosovës ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale së i është keqpërdorur logoja e saj.

Sipas kësaj, keqpërdorimi është kryer nga një serb me emrin Milomir Milovanovic, teksa FNK e ka cilësuar këtë gjë “absurditet të radhës”.

Lexo Edhe:

“Njerëz nga Serbia pretendojnë të organizojnë Kupën e Kosovës në not. Federata e Notit e Kosovës lajmëron të gjithë anëtarët e saj se llogo e Federatës së Notit është keqpërdorur nga një serb me emrin Milomir Milovanoviç . Ky akt është kryer në bashkëpunim me disa persona të cilët thirren në emrin e Federatës së Notit, për të cilët Federata e Notit ka bërë kallëzime penale në Gjykatat e Kosovës”, shkruan ndër të tjera në këtë postim të FNK-së.

“Federata e Notit fton të gjithë anëtarët e saj të mos bien pre e manipulimeve të tilla dhe beson se akterët të dalin para organeve të rendit”. /GazetaExpress/