Dhunon të shoqen dhe tenton ta vrasë, policia arreston 61 vjeçarin në Tiranë - Gazeta Express
string(75) "dhunon-te-shoqen-dhe-tenton-ta-vrase-policia-arreston-61-vjecarin-ne-tirane"

Dhunon të shoqen dhe tenton ta vrasë, policia arreston 61 vjeçarin në Tiranë

Gazeta Express

26/01/2020 14:02

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61 vjeçar që ka dhunuar bashkëshorten dhe ka tentuar ta vrasë me thikë.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar krimin dhe duke arrestuar 61-vjeçarin F.B.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.