Dhunimi i i 11-vjeçares, avokati: Klienti im është sulmuar në burg - Gazeta Express
string(64) "dhunimi-i-i-11-vjecares-avokati-klienti-im-eshte-sulmuar-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 9:05

Dhunimi i i 11-vjeçares, avokati: Klienti im është sulmuar në burg

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 9:05

Ngjarja e 11-vjeçares që u dhunua dhe përdhunua në një park në Prishtinë tronditi  mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri pak muaj më parë. 5 persona janë të dyshuar për këtë vepër penale.

Ata aktualisht janë në burg dhe javën e kaluar është përfolur edhe mundësia e lirimit të tyre për shkak të mungesës së provave.

Lexo Edhe:

Fitim Limani, avokati i njërit prej të akuzuarve për rastin tha në një intervistë për Good Morning Albanian në Euronews Albania se klienti i tij është sulmuar në burg nga të dënuar të tjerë.

“Pozita e tij është e rënduar se dyshohet për 2 vepra penale që në kodin tonë penal konsiderohen si veprat më të rënda penale, dënimi është minimumi 10 vjet. Komunikimi është i vazhdueshëm, gjendja emocionale është e rënduar, pasi i mbrojturi im ka qenë i sulmuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për shkak të rastit shumë të rëndë ku ai është përfshirë”,  tha avokati.

Ai u shpreh se 26-vjeçari Ekrem Rexhepi ka qenë i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe u kemi servirur të gjitha provat në favor të tij.