Dhjetë plumba kokës para syve të vajzës 8-vjeçe, detaje të rënda për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Prizren - Gazeta Express
string(111) "dhjete-plumba-kokes-para-syve-te-vajzes-8-vjece-detaje-te-renda-per-vrasjen-qe-ndodhi-vitin-e-kaluar-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:58

Dhjetë plumba kokës para syve të vajzës 8-vjeçe, detaje të rënda për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Prizren

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:58

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren kundër vrasësit të dyshuar, Aziz Gashit, ka hedhur dritë mbi detaje tronditëse të ngjarjes.

Lexo Edhe:

48-vjeçari Morina u ekzekutua me dhjetë plumba në kokë mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, pretendon Prokuroria në njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit Aziz Gashi.

“Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen Arbanë,  i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vërenë viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M”, thuhet në aktakuzë.

Më pas, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë.

I pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës.

“[…] Me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se ‘unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë’, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit Volkswagen Tiguan dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.