Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit - Gazeta Express
string(122) "devijohen-linjat-3-dhe-4-te-trafikut-urban-per-shkak-te-punimeve-ne-rrugen-nga-rrethi-i-flamurit-deri-te-rrethi-i-spitalit"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 9:36

Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 9:36

Nga 10 deri më 18 korrik do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, siç njoftoi Komuna e Prishtinës dje për shkak të disa punimeve që do të bëhen aty.

Për këtë arsye, itinerari do të ndërrojë edhe për dy linja të Trafikut Urban, 3 dhe 4.

Trafiku Urban tha se në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat nr. 3 dhe nr. 4, vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:

🚌 Linja nr. 3

Bardhosh ➜ Rrethi i Matit

➡️ Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit

🚌 Linja nr. 4

Parku i Gërmisë ➜ Matiqan

➡️ Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan

✅ Në drejtimin Matiqan ➜ Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit ➜ Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement