Detaji interesant që kishte vërejtur Kuka te Majlinda Kelmendi gjatë stërvitjeve - Gazeta Express
string(80) "detaji-interesant-qe-kishte-verejtur-kuka-te-majlinda-kelmendi-gjate-stervitjeve"

Detaji interesant që kishte vërejtur Kuka te Majlinda Kelmendi gjatë stërvitjeve

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 21:05

Trajneri i kampionëve olimpikë të xhudos nga Kosova, Driton Kuka ka folur për fillimet e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi në këtë sport.

Kuka në Pressing të T7 ka thënë se e kishte vërjetur talentin e Majlindës kur e kishte parë se ajo po garon me dorën e majtë.

Lexo Edhe:

Tutje ai ka shpalosur një detaj interesant pasi tha se ajo kishte punuar me teknikë të majtë sepse trajneri i saj është i majtë dhe ajo kishte marrë mësime nga ai.

“Po ta tregoj një detaj interesant, Majlinda bën xhudo në anën e majtë, garon me dorën e majtë, që është karakteristikë e sportistëve që janë majtak të lindur. Unë jam majtak i lindur dhe mbas një kohe e kam parë potencialin e saj. Në një stërvitje e kam parë që punon me teknikë të majtë. E kam pyetur a je e majtë, ka thënë jo e djathtë, i thashë e pse po punon me dorë të majtë, tha po ti po na shpjegon në të majtë. Unë shpesh e kam përdor që unë demostroj majtas por kush është i djathtë le ta bëjë të njëjtën teknikë në anën e djathtë”, ka thënë Kuka.