Detaje nga trafiku i klandestinëve: Grupi në Itali drejtohej nga dy vëllezër me identitete të rreme - Gazeta Express
string(98) "detaje-nga-trafiku-i-klandestineve-grupi-ne-itali-drejtohej-nga-dy-vellezer-me-identitete-te-rreme"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2022 11:41

Detaje nga trafiku i klandestinëve: Grupi në Itali drejtohej nga dy vëllezër me identitete të rreme

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2022 11:41

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët në lidhje me operacionin e gjerë Shqipëri-Itali-Greqi ku u goditën 4 grupe kriminale për trafikim të klandestinëve kundrejt shumave që varionin deri në 10 mijë euro.

Në konferencën e përbashkët, autoritetet italiane bënë të ditur se në shtetin fqinj vepronin dy grupe kriminale. Ai në veri të Italisë drejtohej nga dy vëllezër, të cilët arrinin t’i shmangeshin policisë duke përdorur identitete të rreme.

Lexo Edhe:

Organizatorët nuk merreshin  vetëm me nisjen  por u mundësonin dhe disa shërbime të tjera me qëllim ikjen drejt vendeve të BE. Më shumë se një vit e gjysmë hetim. Sot mund të themi shpejtësia ishte falë dhe teknikave të reja të komunikimit. Krijimi i skuadrës së re të përbashkët na bëri të mundur që të shkëmbejmë në kohë reale me kolegët. Një tjetër pikë institucion që na bëri të mundur që të arrijmë në këtë rezultat dhe të arrinim në një shkëmbim sa më të mirë të informacionit këtë na e mundësoi Eurojust. 2 individë ishin në krye të këtyre organizatav. Në Bari ku u kryen 5 arreste dhe tjera në veri të Italisë, grup që përbëhej nga 2 vëllezër të cilët përdornin emra të fantazuar dhe nuk përputheshin me faktet reale.

Duke qenë me emra fallco ato ishin të kërkuar nga shumë forca policore . Abua mund të quhej kreu i kësaj organizate, përmes hetimeve gjetëm emrin e tij të vërtetë. Një detaj tjetër ka të bëjë me bashkëpunimin e me forcat e tjera policore dhe europolin.  Përmes guardia di financia arritëm të kuptojmë pagesat. Ato varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. Në varësi të distancës mund të kushtonte edhe më shumë”, thanë përfaqësues të autoriteteve italiane gjatë konferencës.

Dy prej grupeve kriminale operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi. Nga ky operacion, janë arrestuar në total 47 persona, ndërsa vetëm në vendin tonë janë prangosur 25 persona, 18 prej tyre shqiptarë.

Seksioni i anti-Mafias në Prokurorinë e Leçes bëri me dije: “Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshme krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore. Janë përfshirë edhe forcat e policisë. Përmes tyre është bërë e mundur edhe përfshirja e agjencisë për shkëmbimin e informacionit që ka bashkëpunuar me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera kanë bërë të mundura ekzekutimin e 22 vendimeve penale. Janë kryer edhe kontrolle në lidhje me disa agjenci shërbimi në Itali, janë denoncuar 52 persona që janë akuzuar për krimet që kemi paraqitur në slajd. Duke rënduar situatën e tyre sepse këto krime kanë karakter transnacional. Hetimet kanë bërë të mundur që të ndërtohen 30 flukse migratore të paligjshme. Pikat e takimit nga Turqia, përmes Shqipërisë, arrihej në bregdetin italian. Udhëtimet niseshin nga Greqia ose nga Shqipëria”.