Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes - Gazeta Express
string(93) "policia-ne-ferizaj-shqipton-281-gjoba-ndaj-shofereve-per-perdorimin-e-telefonit-gjate-ngasjes"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 15:00

Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 15:00

Policia e Kosovës, ka njoftuar për shqiptimin e 281 gjobave ndaj shoferëve për përdorim të telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Komunikata:

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin Korrik – 2026

Ferizaj, 04.08.2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit korrik 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement