Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri: Pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend - Gazeta Express
string(118) "deshton-mbledhja-e-kryesise-tahiri-pas-rezultatit-te-fundit-zgjedhor-mazhoranca-nuk-ka-shume-vullnet-me-qene-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:29

Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri: Pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:29

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se nuk janë arritur që ta caktojnë seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij në mbledhje të Kryesisë mungoi pozita.

Lexo Edhe:

“Sot është paraparë që të kemi mbledhje të Kryesisë dhe ta thërrasim seancën e radhës. Siç duket pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend dhe nuk ka vullnet me e shty agjendën parlamentare përpara. Megjithatë ne u bëjmë thirrje që të vijnë sepse e kanë obligim ligjor e kushtetues që të jenë prezent”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri foli edhe për një ndër pikat që është pjesë e rendit të ditës të kësaj seance të Kuvendit.

“Në seancën e radhës një prej çështjeve më të rëndësishme që kemi pasur për ta diskutuar janë dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me mungesën e një gjyqtari, gjykata nuk ka kuorum”, ka thënë ai. /Express/