Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si 'Legia' - Gazeta Express
string(121) "deshmitarja-qe-pa-vrasjen-e-gazetares-britanike-ne-vitin-1999-pretendon-se-pas-ketij-akti-qendron-serbi-i-njohur-si-legia"

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si ‘Legia’

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 9:14

Një dëshmitare që ka arritur ta sheh vrasësin e gazetares britanike Jill Dando, ka arritur atë ta identifikojë si komandantin e njësisë famëkeqe paramilitare serbe Millorad Ullemek i njohur si Legia.

Gruaja ishte duke lëvizur me veturë pranë vrasësit të Jill, i cili iku pasi qëlloi 37-vjeçaren para shtëpisë së saj të hënën e 26 prillit të vitit 1999. E këtë të premte bëhen 25 vite nga vrasja e saj.

Lexo Edhe:

Në një deklaratë të dhënë në policinë britanike, dëshmitarja tha se kishte parë burrin duke u larguar me shpejtësi. Një muaj më vonë ajo kishte parë pamjet që i ka siguruar policia nga kamerat e sigurisë.

Gjykuar nga pamjet që Mirror ka arritur t’i sigurojë, i dyshuari ngjason shumë me Ullemekun, njësia e të cilit njihet për krimet që i ka kryer në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

E pas publikimit të hulumtimit nga Mirror, ajo tha se “është ai”, ndërkaq e pyetur nëse është e sigurt, ajo shtoi: “Po, pa dyshim. Ka kaluar një kohë por e mbajë në mend fytyrën. Nuk i mbajë në mend emrat, por fytyrat shumë”. /Telegrafi