Genc Godanci
Së shpejti ish-polici Blerim Gashi dhe ish-gjyqtari Rafet Ismajli, pritet të fillojnë vuajtën e dënimit me burgim prej 20 muajsh, pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin dënues ndaj tyre për “Ushtrim të Ndikimit”. Mirëpo dëshmitari kryesor ndaj tyre, i burgosuri Florim Zekaj, telefonoi në redaksinë e T7 dhe deklaroi se ishte i detyruar të jepte dëshmi të rremë ndaj tyre. Për më tepër, ai akuzoi edhe disa gjyqtarë e prokurorë tjerë për marrje të ryshfetit.
Së shpejti kjo qeli pritet t’i strehojë dy pjesëtarë të sistemit të drejtësisë në vend.
Ish polici Blerim Gashi dhe ish-gjyqtarit Rafet Ismajli, janë në pritje të ekzekutimit të vendimit për burgim pasi drejtësia kosovare i shpalli fajtorë për veprën penale “Ushtrim i Ndikimit”.
Vendimi i të gjitha shkallëve të dritësisë, bazohet në një deklaratë dhënë nga dëshmitari Florim Zekaj.
Por kjo dëshmi, në bazë të së cilës dy vetë pritet të vuajnë dënimin prej 20 muajsh, po del të jetë e pavërtetë dhe e dhënë nën presion.
Këtë gjë nga burgu për T7 e ka thënë dëshmitari i prokurorisë, Florim Zukaj.
Florim Zekaj, i burgosur: Se patën punu 3-4 muj edhe me arsyetu veten qe kane punu a se di une arsyen. A kane bashkepunu edhe kta me ty, me i dhanë une edhe atyne pare. Une kom thane po, e ata se kane dite qe jom une hic bashkëpunëtor, vec si shok.
T7: A t’kanë bo presion me deklaru kundër tyne, po të thom?
Florim Zekaj: Po, po përditë.
T7: Çfarë presioni?
Florim Zekaj: Tulifare..
T7: Prej kujt ke pas presion?
Florim Zekaj: Prej prokurorisë.. Jo Blerim Isufaj, do prokurore tjerë u merrshin. Me to ja kom nisë po tani edhe me do tjerë. Se po ja u harroj emrin, i kom të shkrumë.
T7: E çka të thojshin këta prokurorët e tjerë?
Florim Zekaj: Nuk bon tash, ke pranu me bashkëpunu. Duhet me e kry se tash ju ndihmon atyne kështu. Ta shtojmë burgun, 1-5 vjet; është për dëshmi të rreme.. A kanë bashkëpunu edhe ata me ty, gjoja qe edhe ata dy kanë bashkëpunu me ty? Une kom thanë PO.
Zekaj që është i dënuar për veprën penale ……..dhe është kthyer bashkëpunëtor i prokurorisë në këmbim rë faljes së dënimit, ka deklaruar se Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rafet Ismaili, nuk ka marrë ryshfet nga ia.
Florim Zekaj, i burgosur: Paret mi ka marrë deri për vit të ri. Me la ni kredi a me i ble do mobilje. Kom harru.. E me pas kon i korruptum, une ja kom qu 3500 euro ai mi ka marr vec 700 a 800 sa ka pas nevoje.
Edhe vendimi për ta dënuar policin Blerim Gashin, sipas dëshmitarit kryesor, ka pasur një prapavijë.
Florim Zekaj, i burgosur: Sipas meje edhe Blerimit, një vëlla i tij qeky Zejnullah Surdulli ka punu, u kanë vendi i punës i lirë ku ka punu Blerimi edhe me hek Blerimin qafe.
Për t’i dhënë këto deklarata fajësuese, për Ismailin dhe Gashin, Zeka thotë se ka qenë i kërcënuar.
Florim Zekaj, i burgosur: Une kom deklaru edhe në seanca kur jom kanë se jom i kërcënum prej tyne. Tani m’pat thanë prokurori a don me t’i qu policinë te shpija? Une kom gru e fmi e tani qeshtu e shihsha vetën apet ngusht.
Përveç shfajësimit të gjykatësit e policit, telefonata e ardhur në redaksinë e T7 nga pavijoni 6 i burgut të Dubravës, shpërfaq realitetin e funksionimit të sistemit të drejtësisë kosovare.
Ndonëse i dënuar në vitin 2013 me formë të prerë, qelisë së burgut iu shmang deri vitin e kaluar.
Gjithnjë sipas Florim Zekajt, këtë e arriti përmes ryshfetit dhënë disa gjykatësve.
Florim Zekaj, i burgosur: Ne 2013 u përsërit e njëjta vepër edhe ma kanë qu në Mitrovicë. Në Mitrovicë tani ctu u anku e gjejsha lidhjen mbrojtje te ligjshmërisë ne Apel me ka 5-10 mije euro e kom kthy disa here ne rishqyrtim. Landen tem e kthejsha rishqyrtim ne takim me gjyqtare e kshtu. Ata edhe ma shkrujshin une vec e dorezojsha, ma kthejshin prej fillimit. Ma kthejshin në pikën zero.cvc
Me emër dhe mbiemër, ky tregon se kënd e korruptoi për t’ia kthyer rastin e tij disa herë në rivendosje.
F.Z: U kanë Xhevdet Abazi, u kanë kjo e Prizrenit që u kanë edhe në zgjedhje, Valdete Daka. Jon kanë plot po spo m’kujtohen me emra, që ja u kom qu paret në zyrë edhe e kom kry punën.
Florim Zekaj, i burgosur: Këto tana ja kom thanë edhe Blerim Isufajt, e din edhe u çuditke. I thash per filan gjyqtarin eshte tu m’prite ne takim te Halimi ku hahen pulat me ja qu paret. Tha s’ka mundesi, a mundesh me e thirrë prej meje? E kom thirrë prej numrit tij të zyres edhe e ka nij, ja bimi paret ja ki me shku ne burg. Vet e ka ni Blerim Isufaj. \
T7: Gjykatësin apo? Sa pare?
F.Z: Po, 35 mijë. Nejse 50 mijë, po une i kom than 35 mije se skom. E kanë arrestu edhe prapë e kanë lëshu.
Gjithashtu sqaron arsyen se kush e vendosi në kurth herën e fundit, në këndvështrimin e tij.
Në lidhje me pretendimet e dëshmitarit Zekaj ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Televizioni 7 kontaktoi Blerim Isufaj.
Por i propozuari për Kryeprokuror të Shtetit, mohoi akuzat ndaj tij.
Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale: Po me kujtohet ai. Eshte aktakuza e ngritme, me deshmi te tij as qe du me e diskutu ata bile. Une kurr sjom kane ne dijeni, as se kom pa me sy kurre.
T7: Skeni nejt me to kurre?
Blerim Isufaj: Jo kurre.
Ndryshe nga ky, gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, mohon se e njeh këtë person.
Megjithëkëtë e ka një përgjigje interesante kur pyetet për ryshfetin që po akuzohet se e mori.
Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme: 35 mije euro mu? As po du as me fol se eshte qaq e ulet kjo sa qe as qe po du me fole. Nese m’ka dhane pare per me kthy landen, pse po m’qet tash mu? Tu ka kry puna qysh po pretendon ai, edhe cka tash? Shume absurde. Me m’pas dhane pare e mos me ja pas kry punen hajde de, por kjo puna sipas tij koka kry, koka kthy landa, e tash çka?
Televizioni tentoi të kontaktoi edhe me gjykatësin Valdet Abazi si dhe policin Zejnullah Surdulli, por të njëjtit për disa javë, nuk kanë qenë të qasshëm.
I burgosuri, Florim Zekaj, ka vendosur t’i bëhë publike përmes T7 të gjitha këto pazare që sipas tij janë bërë, pasi të njëjtit i ishte premtuar se do t’i faleshin vitet e burgut nëse punon me hetuesinë.
Zekaj ka thënë se ai përdorur dhe është detyruar të flas edhe gjëra të pavërteta, por në fund nuk është hequr asnjë ditë burg.