Derbi ferizajas te hendbollistet - Gazeta Express
string(32) "derbi-ferizajas-te-hendbollistet"

Derbi ferizajas te hendbollistet

Sporte tjera

Gazeta Express

05/03/2021 23:49

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Është ndeshje e vlefshme për pozitën e katërt.

Lexo Edhe:

Aktualisht vendin e katërt e mban Kastrioti me 21 pikë. Kampioni aktual, Ferizaj, është i pesti me 20 pikë.

Skuadrat tjera të kreut nuk pritet të hasin telashe për fitoret e radhës.

Të shutnën janë edhe ndeshjet Shqiponja – Samadrexha (14:00), Drita – Vushtrria (17:00) e Istogu – KEK-u (18:00).

Ndeshjet e së dielës janë: Vëllaznimi – Prishtina (14:30), Vjosa – Jusuf Gërvalla (18:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e nëntë. Ndeshjet e kësaj jave janë: Llapusha – Dukagjini, Prizreni – CLICK, Ulpiana – Deçani.