Deputetja serbe i kapet raportueses që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE: Pa integritet, hipokrite, po e hapë Kutinë e Pandorës - Gazeta Express
string(131) "deputetja-serbe-i-kapet-raportueses-qe-rekomandon-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-pa-integritet-hipokrite-po-e-hape-kutine-e-pandores"

Deputetja serbe i kapet raportueses që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE: Pa integritet, hipokrite, po e hapë Kutinë e Pandorës

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 18:49

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.