Deputeti i LDK'së kërkon të hapet kufiri me Shqipërinë, sulmon VV'në - Gazeta Express
string(65) "deputeti-i-ldkse-kerkon-te-hapet-kufiri-me-shqiperine-sulmon-vvne"

Deputeti i LDK’së kërkon të hapet kufiri me Shqipërinë, sulmon VV’në

Gazeta Express

31/05/2020 13:16

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka kërkuar që të hapet kufiri me Shqipërinë. Sipas tij, meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej nesër, është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka sulmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje, duke thënë se për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.

Lexo Edhe:

“Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!”, ka shkruar Abrashi./Gazeta Express