Deputeti danez duke votuar  pro Kosovës në Paris, shikimi i përfaqësueses serbe i thotë të gjitha - Gazeta Express
string(95) "deputeti-danez-duke-votuar-pro-kosoves-ne-paris-shikimi-i-perfaqesueses-serbe-i-thote-te-gjitha"

Deputeti danez duke votuar  pro Kosovës në Paris, shikimi i përfaqësueses serbe i thotë të gjitha

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 23:31

Deputeti danez, Mogens Jensen, ka publikuar në “X”, momentin kur ka votuar pro që të miratohet raporti për Kosovën në Këshillin e Evropës, ngjarje e mbajtur në Paris.

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Lexo Edhe:

Në fotografinë e publikuar nga Jensen, shihet kryetarja e delegacionit të përhershëm të Parlamentit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Biljana Pantic Pilja. Një fotografi që nuk lë hapësirë për koment – i thotë të gjitha.

Deputeti danez tha se Danimarka e ka pasur këtë përkrahje për një kohë të gjatë, por përmendi hapat e tjerë deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova rrugës si anëtare në Këshillin e Evropës. Një shumicë e madhe në Komitetin Politik të Këshillit të Evropës rekomandon raportin sot që Kosova t’i hapet rruga për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Në Danimarkë, ne e kemi përkrahur këtë për një kohë të gjatë. Tani duhet të kalohet në një po në Parlament dhe në Këshillin e Ministrave”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express